Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.
Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar. Temperaturat minimale pritet të luhaten nga -2 deri në -6 gradë Celsius.
Dita do të jetë e këndshme dhe stabile me rritje rapide të temperaturave të cilat ato maksimale pritet të arrijnë afërsisht deri në 14 gradë Celsius.
Të martën edhe më ngrohtë, por me vranësira të nivelit të lartë në atmosferë. Priten edhe intervale kohore me diell, ndërsa erërat jugperëndimore do të fuqizohen gradualisht.