Përveç dy pikave të rendit të ditës, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, dha edhe një lajm tjetër gjatë mbledhjes së parë në vitin 2022, të mbajtur të premten.
Fejzullahu bëri të ditur se janë duke e shqyrtuar kërkesën e KEDS-it për rritjen e çmimit të rrymës prej 7 për qind.
“Ne ueb-faqen e ZRrE-së janë kërkesat e të licensuarve për shqyrtim të jashtëzakonshëm, aty ka një kërkesë për rritje të tarifave të energjisë elektrike”, tha ai.
Kjo çështje, sipas të parit të ZRrE-së, pas shqyrtimit, do të jetë më transparente për 14 ditë.
Duke parë që kërkesa është e jashtëzakonshme, vendimi për rritjen e çmimit të energjisë pritet të merret brenda 45 ditëve.
Ndërsa, dy pikat e tjera kishin të bëjnë me shqyrtimin e aplikacioneve për vetëkonsum që kanë të bëjnë me instalimin e paneleve solare e parametrat herc për furnizim.