Pas lirimit nga paraburgimi të Afrim Rexhepit, anulohet konferenca për media e Lutfi Hazirit
Pas lirimit nga paraburgimi të Afrim Rexhepit, kryetarit të Organizatës së Invalidëve të Luftës së UCK, dega në Gjilan, anulohet konferenca për media e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit.
Meqë e kemi marrë lajmin nga familja e kryetarit të Organizatës së Invalidëve të Luftës së UCK ne Gjilan, Afrim Rexhepi për lirimin e tij nga paraburgimi në Maqedoni, ju njoftojmë se kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, e ka anuluar konferencën për media të paraparë në ora 13:30.
Sic njofton familja e tij, z. Afrim Rexhepi gjenden në Kumanovë për çështje procedurale dhe në momentin që vije në Gjilan, ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim e Komunsë së Gjilanit.