Finalja e Kupës së Kosovës mes Ferizajit dhe Dukagjinit, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës nga Klina me rezultat 2-1, ishte kryetema e kësaj jave.
Skuadra e Ferizajit u ankua gjatë dhe pas ndeshjes në referimin e gjyqtarit Genc Nuca, duke pretenduar se ndikoi qëllimisht në rezultatin e ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

