Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala, ka thënë se fotografia e publikuar në rrjetet sociale që shkaktoi reagime të shumta është bërë në sallën e operacionit në repartin e syve.
“Është salla e syve. Pacientit i është bërë injektimi i avastinës. Nuk ka të bëjë me operacion”, ka deklaruar Shala për gazetën Shneta.
Ai shtoi se kjo fotografi është bërë para një viti kur është hapur reparti i syve në Spitalin e Gjakovës, si dhe në fotografi është edhe ish-drejtori i Klinikës së Syve në QKUK.
Por pas reagimeve dhe kritiave të shumta, në faqen e Facebook-ut të spitalit shihet se postimi tashmë është edituar dhe është hequr një fotografi.