FC Drita është shpallur sot kampione e Kosovës, duke e fituar titullin e pestë në histori dhe të dytin radhazi pas triumfit ndaj Ballkani.
Skuadra gjilanase kurorëzoi një sezon të suksesshëm me triumfin e madh, derisa festa nisi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Pas shpalljes kampion, drejtori i klubit, Feti Murseli, ka bërë një postim simbolik në rrjetet sociale, duke publikuar emblemën e FC Drita me një yll mbi të.
Ky veprim është parë nga tifozët si një simbol i pesë titujve kampionë të fituar nga klubi, ndërsa fotografia është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale nga mbështetësit e klubit gjilanas.


