Skuadra e SC Gjilani është mposhtur nga KF Drenica në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.
Ekipi i drejtuar nga Debatik Curri tani ka gjasa minimale për të siguruar një vend në garat evropiane pas kësaj humbjeje të rëndësishme.
Gjilani u mposht me rezultat 2:1. Kuqebardhët tentuan të rikthehen në lojë dhe të barazonin rezultatin, por nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Drenicës.
Pas kësaj humbjeje, Gjilani renditet në pozitën e pestë me 45 pikë. Në ndeshjen e ardhshme, skuadra gjilanase do të përballet me rivalin lokal FC Drita.

