By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Pas zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit komunal të Gjilanit, reagon Kryetari Alban Hyseni: Mjerimi nuk ka kufi
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Pas zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit komunal të Gjilanit, reagon Kryetari Alban Hyseni: Mjerimi nuk ka kufi

Përditësimi i fundit: July 7, 2023 12:19 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi Komunal i Gjilanit, pas shkarkimit të Arianit Sadikut, sot ka zgjedhur kryesuesin e saj të ri shkruan Radio Star.

- Advertisement -

Me 20 vota pro kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit, është zgjedhur Kushtrim Kadriu, nga Lëvizja Vatra, pas kësaj ka reaguar ashpër edhe kryetari Alban Hyseni, përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se LDK dhe PDK bashkë kishin numra të mjaftueshëm për ta zgjedhur kryesuesin e ri.

Postimi i plotë:

Mjerimi nuk ka kufi

Sot, në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal.

LDK dhe PDK bashkë kanë numra të mjaftueshëm që të zgjedhin kryesuesin e ri. Ata u pajtuan kundër nesh, por pozita e vetme si copëz ndarje mes tyre nuk i le të bëhen bashkë.

Në këtë seancë, kasta e vjetër kleptokraste e zhvatëse zgjodhën për kryesues një asambleist që ka një grusht votash. Për më tepër, kryesuesi i ri para pak kohe është dënuar nga gjykata dhe është nxjerrë aktgjykim dënues ndaj tij.

Për interesa të përbashkëta e për punë të ndyta mund të bëhen bashkë. Tash, kur kanë shumicën në Kuvendin Komunal, nuk kanë guximin që të dalin para qytetarit duke kryesuar edhe asamblenë por struken pas satelitëve që pak vite më parë i kishin kundërshtarët më të mëdhenjë.

Është tejet zhgënjyese të shohësh, të veprosh e jetosh me nivelin e politikës së vendit tonë. Por, prapëseprapë, kjo ngjarje e shumë të tjera, për ne, që jetojmë për ndryshim, që frymojmë ndryshe, që punojmë ndryshe duhet të jetë dhe është motiv shtesë për të vazhduar rrugën drejt synimeve tona.

Bashkë me qytetarët jo kundër tyre.
Me ndershmëri e profesionalizëm për ndryshim!

#LVV #bashkeqeverisim #pertegjithamoshat #pertegjithashtresat #pertegjithalagjet #pertegjithafshatrat

Bashkatdhetarët nisen të kthehen nga Kosova, sërish kolona të gjata në kufi
Në qytetin e Gjilanit sot janë konfirmuar 3 raste te reja me coronavirus
Xhamitë në Prizren mbledhin shumën marramendëse të parave për të prekurit nga tërmeti në Turqi e Siri
Kushërira mjeke sqaron të vërtetën e Parashqevi Simakut: Është e sëmurë
Serbët terhiqen: Vështirë se në të ardhmen të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë
Artikulli i mëparshëm Bayer Leverkuseni e zyrtarizon Granit Xhakën
Artikulli tjetër Anisa Kadriu, maturantja nga Kosova që maturën e saj e festoi me veshje kombëtare

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.