PD: Mrika Krasniqi Shala takoi gratë e disa lagjeve të qytetit
Kandidatja për asamblenë komunale nga subjekti politik Partia e Drejtësisë takoi gratë e disa lagjeve të qytetit, dhe diskutuan për shumë qështje, me theks të veçantë për numrin e nxënësve në rënie në shkollat tona.
Ato kërkuan nga Mrika Krasniqi Shala, që mandatin e ardhshëm në asamblenë komunale të diskutohen modalitete dhe të gjinden alternativa për ndihmë familjeve në formim e sipër, dhe t’u ofrohen mundësi dhe përparësi në disa fusha të specifikuara për punësimin e njërit nga prindërit që janë në fazën e parë të rritjes si familje.
Mrika Krasniqi Shala premtoi se nëse merr mandatin, do të bëj të pamundurën për t’i vënë në diskutim dhe miratim projektin e përbashkët për ndihmë në mënyra të ndryshme familjeve të reja që janë në formim e sipër, duke u dhënë mundësi më të shumta, si në aspektin e përgatitjes profesionale, të përparësisë në disa digasterë duke u dhënë përparësi, në mbështetje financiare me rastin e lindjeve të reja dhe një trajtim sa më dinjitoz karshi probleme që një qift ka gjatë fillimit të ndërtmit të familjes dhe që janë të papunë.
Edhe Kryetari i degës së PD-së, Skender Berisha mbështet idetë dhe propozimet që vijnë nga gratë e qytetit të Gjilanit dhe nga vetë kandidatja Mrika Krasniqi Shala, duke e specifikuar se edhe në programin e PD-së, gruaja dhe familja konsiderohen si themelet e saj, siq është edhe themel i shoqërisë në përgjithësi.
Berisha kërkon mbështetje për idetë dhe zbatueshmërinë e tyre, prandaj kërkon të mbështetet kandidatja dhe subjekti Partia e Drejtësisë .
Voto#142