Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka anuluar konferencën për media, e cila ishte paralajmëruar të mbahej sot në orën 14:00.
Në njoftimin e bërë për media, PDK nuk ka dhënë arsye për anulimin e konferencës. Gjithashtu, nuk ishte bërë e ditur paraprakisht as tema apo arsyeja e thirrjes së kësaj konference.
Ndërkohë, kujtojmë se sot Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje për Presidentin, duke propozuar Bekim Sejdiun si kandidat konsensual për postin e shefit të shtetit.









