PDK-ja në Gjilan ka bllokuar foltoren e Kuvendit Komunal, duke kundërshtuar nisjen e seancës pa u përfshirë në rend dite raporti i punës së kryetarit të komunës, Alban Hyseni.
Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Bujar Nevzati, deklaroi para kuvendarëve se seanca nuk mund të fillojë pa u trajtuar raporti i kryetarit. Këto komente ai i bëri nga foltorja e Kuvendit Komunal, duke kërkuar që pika të futet në rendin e ditës para vazhdimit të punimeve./Radio Star/

