Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, do të dorëzojnë nesër (e premte), në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Kallëzimi do të bëhet për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 077/22 të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Vendi: Zyra e Prokurorisë Speciale, Lagja Lakrishte, rruga Ukshin Hoti, Kompleksi Ramiz Sadiku, Prishtinë
Koha: 11:00