Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka reaguar ashpër kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ia kishte dhënë një këshillë mbi reagimin me nervozizëm ndaj lajmit për dhënien e grantit prej 100 mijë eurove vëllait të deputetes Fitore Pacolli.
Ministri Peci përmes një shkrimi në rrjetin e tij social, Facebook “falendëroi” Pacollin duke e quajtur “trim altruist”.
Peci në postimin e tij shtoi se atë e llogarit diçka tjetër pas emrit të tij në vrajsen e një figure kombëtare.
Pacolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e kishte këshilluar ministrin Peci që të mos reagojë emocionalisht, nëse akuzat s’janë të vërteta.
Postimi i ministrit Peci:
“… Behxhet Pacolli, po të drejtohem shumë gjakëftohtë. Shumë faleminderit për këshillën more “trim altruist”.
Po prej se e kam kuptu që emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës, unë ty të llogariti diçka tjetër”.