Gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, në Repartin e Pediatrisë dhe ambulancat specialistike janë regjistruar:
• 14, 706 vizita ambulantore
• 809 pranime në repart
• 866 raste në observim
• 16 transfere në QKUK – Prishtinë
Në kuadër të punës sonë janë realizuar ndërhyrje dhe shërbime specialistike, si: trajtimi i konvulsioneve febrile, laringjiteve subglotike, bronkioliteve, si dhe ekzaminime EKG, ECHO dhe ultrazë të abdomenit. Janë zhvilluar gjithashtu konsultime të vazhdueshme me shërbimet e tjera spitalore, si dhe prezantime të rasteve specifike që kërkonin konsultim ekipor, qoftë për trajtim, qoftë për transfere në QKUK.
Aktiviteti ynë është i orientuar drejt rritjes së efikasitetit në trajtimin e fëmijëve, me qëndrime sa më të shkurtra spitalore dhe shfrytëzueshmërinë e kapaciteteve.

