Përfundoi me sukses edhe kursi mbi ultratingullin e artikulacionit coxofemoral tek neonatët, i cili u zhvillua nën mentorimin e Dr. Dafina Bytyqit dhe Dr. Bujar Shabanit, bëhet e ditur nga njoftimi i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.
Kursi u përmbyll me vizita dhe punë praktike me pacientë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Si pjesëmarrësit ashtu dhe ligjëruesit u ndanë tejet të kënaqur me organizimin e kursit, andaj ne ju dëshirojmë vetëm suksese e punë të mbarë në punën e tyre profesionale.
Qëllimi i organizmit të trajnimeve është zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mjekëve të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit, për t’i mundësuar stafit të këtyre spitaleve, të ofrojë shërbime cilësore për pacientët, bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mjekësore.
Organizimi i trajnimeve për mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit vijnë si rezultat i zbatimit të aktiviteteve të Marrëveshjes së Delegimit për Fonde dhe Zbatim (MDZF) ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe LuxDev.