Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut kundër kontrabandës së mallrave.
Sot, Policia e Kosovës me një aksion në Mitrovicën e Jugut dhe Veriut, Prishtinë e Pejë, ka pasur cak kontrabanduesit të mallrave, shkruan Reporteri.net.
Derisa Policia e Kosovës ishte duke kryer aksionin, qytetarët serb në veri kanë dal me automjete të ndryshme dhe kanë tentuar të bllokojnë rrugën.
Po ashtu, serbët në veriu kanë hedhur bomba gazi dhe kanë dëmtuar disa vetura të qytetarëve.
Automjetet e blinduara të Policisë janë parë duke u larguar nga Veriu pasi ka përfunduar aksioni dhe janë kthyer në pjesën jugore të qytetit.