Kanë përfunduar aktivitetet në Komunën e Gjilanit, për nder të 112-vjetorit të Ditës së Flamurit.
Ngjarjet e shumta kishin për synim të kujtojnë rëndësinë e unitetit dhe vlerësimin për trashëgiminë tonë kombëtare.
Përmbyllja e aktiviteve u bë me gala mbrëmjen “Nën Një Flamur të Pandarë”.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se për nder të 28 nëntorit, Gjilani u bashkua në një atmosferë uniteti dhe krenarie. Pritja për artistët dhe mbrëmja gala “Nën Një Flamur të Pandarë” ishin momente që përmbyllën festimet me emocion dhe mesazhe të fuqishme kombëtare.
“Dita e Flamurit, na kujton sakrificat dhe idealet që na bashkojnë si komb, duke na frymëzuar për një të ardhme më të ndritur”, tha kryetari Hyseni.