Opinion

Përse vazhdon ende Fakulteti i Edukimit me drejtimet fillor dhe parashkollor?

Samir Berisha

Çdo njëri nga ne kur vazhdojmë studimet universitare në një drejtim të caktuar synojmë që një ditë të diplomojmë dhe me atë diplomë të kyçemi në profesionet tona të punës për ku jemi paracaktuar. Ka shumë vite që nuk arrij ta kuptoj përse ende vazhdon të nxjerr kuadro Fakulteti i Edukimit në Gjilan në drejtimet fillor dhe parashkollor kur dihet se sa të diplomuar presin me vite e vite të tëra për t’u punësuar.

Edhe pse nuk e kam analizuar më në detaje por mendoj se për të paktën dhjetë vite për këto dy drejtime nuk ka nevojë të kemi kuadro. Ndoshta edhe më shumë?

Sinqerisht nuk e di në çka bazohen ata drejtues as për kënd bëhet e gjitha kjo, por e di dhe e ndjej një gjë; Është turp të luash me ndjenjat dhe të ardhmen e dikujt tjetër. Lutem që kjo të jetë gjenerata e fundit para një reflektimi më serioz dhe planifikimi më të mirë. Zëvendësimi i tyre duhet bërë me fokus kah drejtimet e shkencave natyrore si fizika, biologjia, kimia etj.

Të dashur ju nxënës – studius të së ardhmes, ju lutem shumë të bëni kujdes se në çka po orientoheni, të paktën analizone tregun e punës në dy sektorët (publik&privat) para se të përcaktoheni dhe para se të vendosni parafytyrone vetveten me diplomë në duar në njërën anë dhe tregun e punës në anën tjetër.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close