Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur betejën me Covid-19, pesë mjekë, ndërsa të infektuar gjithsej janë 756 profesionistë shëndetësorë.
Vetëm gjatë javës që lamë pas kanë vdekur tre mjekë nga koronavirusi: Sylejman Rexhepi, kirurgun Ali Tolaj dhe mjekun familjar Fadil Zuka, ndërsa Covidi i mposhti edhe Lulzim Kolgjeraj dhe Kujtim Zarari.
Kujtojmë, që deri më sot në Kosovë janë infektuar 8,104, janë shëruar 4,463 pacientë dhe kanë vdekur 212, ku vetëm sot janë shënuar 16 vdekje dhe 258 raste të reja./gazetametro.net