Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Gadish, Komua e Gjilanit, të dielën pas orës 13:00.
Sipas Policisë së Kosovës të cilët kanë konfirmuar lajmin për teve1.info, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Me datën 24.12.2023 rreth orës 13:10 kemi pranuar informacion se në fshatin Gadish, Komuna e Gjilanit një person mashkull kosovar i moshës rreth 33 vjeçare është plagosur me armë zjarri. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente të spitalit rajonal në Gjilan dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, ka zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Ai bëri të ditur se një person i dyshuar për këtë rast është arrestuar dhe i është konfiskuar një armë zjarri.
“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, po ashtu është konfiskuar një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Gjilan në koodrinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Osmani.