Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, vizitoi një mori projektesh infrastrukturore në rajonin e Gjilanit, të financuara nga MIT. Ai ka thënë sot se punimet në autostradën Prishtinë – Gjilan, janë duke ecur mirë dhe në dinamikën e paraparë, ndërsa nga punëkryesit morëm zotime se punimet do të përfundojnë sipas kontratës.
Postimi i plotë i Rexhep Kadriut
Bashkë me Pal Lekaj, Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), inspektuam punimet në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, dhe disa lokacione tjera që janë duke u realizuar projekte të cilat financohen nga qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Punimet në autostradën Prishtinë – Gjilan janë duke ecur mirë dhe në dinamikën e paraparë, ndërsa nga punëkryesit morëm zotime se punimet do të përfundojnë sipas kontratës. Si qeveri, kërkuam që rrugët të ndërtohen me standarde evropiane, përveç moderne, të jenë edhe cilësore. Gjilani po ndryshon ka shkruar Kadriu.