Një polic ka shpëtuar nga vetëvrasja një person në Gërmi. Rasti njoftohet të ketë ndodhur sot pasdite.
Polici që ka bërë gjestin heroik, siç mëson “Jepi zë”, është e Amir Hoxha nga Prishtina, i cili ka shpëtuar personin që në ato momente ka qenë i dehur dhe buzë një grëmine, duke tentuar të kryejë aktin.
Polici, i cili në ato momente ka qenë duke vrapuar në parkun e Gërmisë, ka marrë sinjalizimin nga një qytetar që dikush është duke tentuar të bëjë vetëvrasje.
Ai e ka përshkruar rastin duke thënë se personi në fjalë ka qenë i dehur, duke qarë dhe duke shkumuar nga goja, si dhe duke ecur zvarrë drejt grëminës nga ku edhe do të hidhej.
Me intervenimin e policit, duke e kapur atë dhe tërhequr nga këmba, është parandaluar incidenti.
Polici ka kërkuar pastaj ndihmën mjekësore dhe atë të policisë, për të trajtuar të dyshuarin.
Në anën tjetër, Indeksonline ka siguruar edhe një letër të personit në fjalë, që dyshohet ta ketë shkruar para aktit dhe në të cilën, ndër të tjerash, ka shkruar se ndjehet i tradhëtuar nga familjarët e tij.
Dyshohet se kjo gjë mund të ketë shtyer atë drejt vetëvrasjes.