Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të kërkuar për veprën penale vrasje të rëndë.
Policia thotë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foto, të lajmërojë policinë ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë 192 dhe 080019999 (pa pagesë) ose 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë.










