Me kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Policia ka asistuar sot për lirimin e disa pronave.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka thënë se bastisjet janë bërë në një objekt banesor, derisa tha se gjatë bastisjes kanë hasur në disa struktura paralele.
Sot pak para orës 11, Policia ka asistu zyrtarëy Komunal të Mitrovicës Veriore në lidhje me verifikimin e Pronës së tyre tek tre rrokaqiejt. Në momentin e hyrjes në këtë objekt (kati i parë i ndërtesës), Policia ka biseduar me disa persona të cilët na kanë treguar se aty janë punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal. Pas verifikimit të disa dokumenteve ne e kemi njoftu Prokurorin e Mitrovicës dhe kemi hap rast për dyshimin Falsifikim të Dokumenteve. Punëtorët janë leju me i marr gjërat personale dhe me u largu nga aty, ndërsa janë vendos edhe shiritat. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa policia do të verifikoj dokumentacionin që gjendet aty në detaje. Gjatë këtij veprimi policor, nuk ka pas ndonjë incident.