Error
Lajme

Policia me aksion kundër drogës në Gjilan dhe Han të Elezit −arrestohen 4 persona

Dy persona janë ndaluar për 48 orë, pasi gjatë kontrollimit të objekteve të të dyshuarve janë sekuestruar: substancë narkotike-marihuanë me peshë prej 121.2 gr.; nëntë bimë kanabis–sativa; një armë gjahu dhe 159 copë fishekë.

Të dyshuarit janë L.K., (viti i lindjes 1999, mashkull, kosovar) dhe M.K., (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar).

Ndërsa në rastimn e dytë, policia ka arrestuar dy të dyshuar: A.B., (viti i lindjes 2003, mashkull, kosovar) dhe A.B., (viti i lindjes 1996, mashkull, kosovar). Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Gjatë kontrollit në një shtëpi në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit është gjetur një laborator i improvizuar në të cilin kishin qenë duke u kultivuar bimët kanabis-sativa.

Si prova materiale janë konfiskuar 26 bimë kanabis-sativa dhe janë sekuestruar disa pajisje që janë përdorur në atë laborator.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close