Error
Lajme

Karaçeva emërton një rrugë me emrin “Rruga e Mediave”

Karaçeva emërton një rrugë me emrin “Rruga e Mediave”

Ky është njoftimi i Bashkësisë Lokale:

Të nderuar gazetar të mediumeve të shkruara dhe elektronike me vendim të bashkësia lokale e Fshatit Karaçevë e poshtme per emërtimin e rrugës prej kthesës Novosellës e deri te rruga e Breznicës e mban emrin e ri RR. e Mediave me kënaqësi të madhe bashkësia lokale po ju njoftojmë mediumet elektronike edhe të shkruara se në brez kufitar mban emrin e ri Rruga e Mediave.

Ne kemi njoftuar si bashkësi lokale kryetarin e Komunes së Kamenicës Z.Kadri Rahimaj,nënkryetarin e komunës Z.Faton Jakupi,kryesuesin e kuvendin Z.Liridon Kastrati si dhe drejtorin e shërbimeve publike Z.Zotrim Kastrati për këtë emërtim të rrugës këto institucione janë në dijeni dhe ne si bashkësi lokale kemi nënshkrimet e banorëve të brezit kufitar Karaçevë e poshtme
Tabelat janë vendosur te tabelat e karaçevës,qe mban emrin e ri “Rruga e Mediave”
Të nderuar gazetar arsyen pse emërtimi i rruges është bërë per shkak se keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm me ndihmën e juaj bashkësia lokale,banorët e brezit kufitar nëpërmes mediumeve keni bërë sensibilizimin e kësaj pjese të fshatit Karaçevë për ruajtjen e territorit,sovranitetit,integritetit territorial të Republikës së Kosovës Ne ju përgëzojmë për punën e bërë,gjithashtu e falemnderojmë KFORIN,Policinë e Kosovës,Mediat përzemërsisht ju përshëndesim në emër të bashkësisë lokale.

Tabelat janë vendosur më 5 gusht

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close