Kolonel Elmina Mahmuti, dhe Nën Kolonel Shaban Azizi, me bashkëpunëtor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës nё Gjilan, nё përvjetorin e tetëmbëdhjetë tё rёnjes në detyrë tё ish kolegut Lazim Rexhepi sot me datën 11 shtator 2019 rreth orës 14:00, nё shenjë respekti dhe përkujtimi kanë vizituar Stacioni Policor në Kamenicë, ku janë pritë nga Komandanti Kapiten Florim Klaiç dhe stafi i tij.
Sё bashku me anëtaret e familjes së të ndjerit edhe stafi komandues të stacionit policor tё Kamenicës, pranë lapidarit tё Policit të ndjerë Lazim Rexhepit janë vendosur kurora dhe lule tё freskëta.
Nga njё fjalim rasti Kolonel Elmina Mahmuti ёshtё përkujtuar puna dhe devotshmëria e Lazimit.
Ajo është shprehur se vetit profesionale njerëzorë e para së gjithash humane të Lazimit, janë motivim shtytës për gjithë ne Kolegët e tij pjesëtar të Policisë së Kosovës si dhe do të mbeten për gjithmonë shembull për gjeneratat e ardhshme.
Policia e Kosovës gjithmonë do ta përkujtoj me pietet, dhe të mburremi dhe ndjehemi krenar që e patëm Kolegë.
Policia në Gjilan, nderon Lazim Rexhepi në 18 vjetorin e rënies
Ndani këtë artikull