Pas shtimit të rasteve të aksidenteve fatale javëve të fundit, Policia e Kosovës ka nisur fushatën sensibilizuese për kujdes në trafik. Nga Policia ka nisur apelimi edhe përmes mesazheve telefonike.
“Apel nga Policia: Kujdes! Respekto rregullat në trafik! Shpëto jetë! Shpejtësia vret!” thuhet në apelin që Policia ka nisur t’ua dërgojë qytetarëve të enjten pasdite nëpërmjet SMS-ve.