Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, e ka shpallur në kërkim Driton Sokolin, i lindur në Vushtrri.
Ai po dyshohet për vjedhje të identitetit dhe kredencialeve si dhe për hyrje të paautorizuar kompjuterike.
Person në kërkim
Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.
Kategoria e veprës penale:
Neni 323 – Mashtrim
Neni 277/D – Hyrja e paautorizuar kompjuterike
Neni 277/H – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve
Përshkrimi:
Emri: Driton
Mbiemri: Sokoli
Emri i babait: Salih
Vendi i lindjes: Vushtrri
Datëlindja: 25.03.1979
Komuna: Vushtrri
Pesha: /
Gjatësia: /
Ngjyra e flokëve: /
Ngjyra e syve: /
Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, kërkon nga çdo qytetar dhe media që disponon informacion për vendndodhjen e personit të fotografuar (foto e bashkangjitur) të njoftojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat telefonikë kujdestarë: 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201.