Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e KFOR-it britanik.
Gjatë këtij takimi u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë për marrëveshjen e arritur në vitin 2020, nëpërmjet të cilës parashihet përkrahja e KFOR-it britanik në realizimin e Kampit të FFK-së në Batllavë.
Presidenti Ademi e falënderoi KFOR-in britanik që përveç misionit të saj paqeruajtës, po e jep kontributin e tij edhe në shumë fusha tjera në dobi të të rinjve vendit tonë.