Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pasi e mori detyrën nga Ilir Meta e përmendi Kosovën, por edhe aspiratën për bashkimin kombëtar.
Kosovën e përmendi në kontekstin e integrimeve euroatlantike.
“Do të jem shërbëtor i popullit tonë, mbështetës i palëkundur i integrimeve euroatlantike të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit Zi dhe Luginës Preshevës e kudo që ata punojnë”, tha ai.
Ai po ashtu përmendi edhe aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim.
“Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkim kombëtar”, ka thënë Begaj.
Gjatë fjalimit gjithashtu është përmendur edhe shteti i së drejtës dhe puna për të pasur një demokraci më të avancuar që iu shërben gjithë qytetarëve.