Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se në samitin e sotëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor ka shprehur qëndrimin e qartë se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat.
“Pozicioni im gjatë samitit ishte shumë i qartë se do të donim të shohim progres në kuptimin e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, për çka shpresojmë se do të arrijmë një kapërcim për këtë, dhe gjithashtu edhe Shqipërinë dhe gjithashtu përmenda pozicionin që Parlamenti Evropian e ka mbajtur një kohë të gjatë për liberalizimin e vizave për Kosovën që është i vetmi vend në rajon që nuk është akoma në këtë zonë. Muajin tjetër, në muajin korrik, do të marrim vendimin për Bosnjen dhe Hercegovinën”, ka thënë ajo në konferencën pas përfundimit të këtij samiti.