Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me Presidentën e Kosovës, Vjosa Osmani kanë shtruar darkë për Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ky iftar është shtruar në Kuvendin e Republikës.
Me kënaqësi i kemi ftuar sonte udhëheqësinë e BIK-ut për të marrë pjesë në iftarin tonë të posaçëm në Shtëpinë e Popullit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
I pari i Kuvendit tha se kjo është një mundësi për forcimin e bashkëpunimit mes tyre.
“Është një mundësi e veçantë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin”, shtoi Konjufca.