Në bashkëpunim mes Drejtoratit për Arsimit dhe Misionit të OSBE-së, është mbajtur punëtoria për Edukimin Medial dhe Informativ për prindër dhe kujdestarë.
Në këtë punëtori u trajtua edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin e fëmijëve, me theks në rëndësinë për prindërit dhe kujdestarët.
Në takim u diskutuan sfidat kryesore me të cilat përballen fëmijët në mjediset digjitale, si dhe ndikimi i medieve në sjelljen dhe perceptimet e tyre. Gjithashtu, u trajtuan sfidat e prindërve në menaxhimin e përdorimit të medieve, qasjet e duhura në edukimin e fëmijëve dhe mënyrat për nxitjen e mendimit kritik dhe diskutimeve të frytshme.
Gjatë punëtorisë, prindërit dhe kujdestarët ndanë përvojat dhe praktikat e tyre në adresimin dhe zgjidhjen e sfidave me të cilat përballen fëmijët.
Në përfundim u theksua se parandalimi i rreziqeve dhe rritja e ndërgjegjësimit për edukimin medial kërkon bashkëpunim të ngushtë mes prindërve dhe stafit shkollor, me qëllim parandalimin e rasteve problematike dhe pasojave të tyre.

