Error
Sports

Prishtina e merr si dhuratë transparentin që u bë në vitin 1983, nga gjilanasi Shengyl Imami

Skuadra e Prishtinës e ka pranuar një dhura të befasishme gjatë të shtunës.

Ekipit më të trofeshëm në vend, i është dorëzuar nga Shengyl Imami, një transparent që u përgatit kur Prishtina hyri në Superligën e ish-Jugosllavisë, në vitin 1983.

Më poshtë postimi nga Kushtrim Sopa, anëtar i FC Prishtinës:

Sot më 2 Korrik 2022, mu dorëzua njëri prej transparentëve i cili u shfaq në ditën e inkuadrimit në klubit tonë të zemrës KF Prishtina në Superligën e ish-Jugosllavisë.

Axha Shengyl Imami një burrë i ndershëm dhe shumë njerëzor me rastin e 100 vjetorit të klubit tonë të zemrës KF Prishtina, ka shpreh gatishmërinë që pas gati 40 viteve të ua jap si dhuratë klubit të zemrës dhe tifozëve besnik të saj këtë transparent i cili ishte punuar me dorë pikërisht nga axha Shengyl i cili vjen nga Gjilani mirëpo si i ri ishte tifoz besnik i klubit tonë në çdo ndeshje të saj si mbrenda dhe jashtë Kosovës ishte prezent në tribuna kudo, ai madje ishte edhe si junior i KF Prishtina gjatë viteve 70-ta.

Transparenti u shpalos për herë të parë në vitin 1983 në rrugët e qytetit të Prishtinës nga axha Shengyl dhe një shok i tij i shpirtit.

Transparenti në fjalë, axha Shengyl kishte planifikuar që një ditë do të ja dorzonte legjendës së klubit dhe kombit tonë z.Fadil Vokrri, për 100 vjetor të klubit mirëpo Zoti e morri më herët atë në botën e përhershme dhe këtë ëndërr nuk mund ta realizonte axha Shengyl i cili Vokrrin e deshte më shumë se gjithkë mbi këtë tokë, tregim ky i cili sot mu tregua me emocione të mëdha.

Unë e premtova axhën Shengyl që pas dorëzimit të kësaj dhurate të shenjtë dhe tejet me peshë për klubin tonë që denjësisht dhe me krenari ky transparent do të shpaloset me rastin e 100 vjetorit të klubit si dhe 35 vjetorit të themelimit të tifogrupit tonë Plisat, gjithashtu do të shpaloset edhe vitin e ardhshëm në 40 vjetorin e këtij transparenti, me shpresë që do të jemi shëndosh e mirë edhe në të 50-tin dhe përderi sa do të ekzistojë klubi jonë i përbashkët KF Prishtina dhe tifozët e saj besnik Plisat.

Të mundur dorëzimin e këtij transparenti tek unë e bëri shoku jonë i shpirtit dhe ish-punëtori me të cilin dolëm kampion së bashku Fisnik Kërçeli 💙🤲🏻.
Faleminderit të gjithëve që ishin sot të pranishëm me rastin e këtij pranim-dorëzimi emocional të këtij transparenti: axhi Luli Salihu, Fisnik Kërçeli, Faton Zejnullahu si dhe djali i axhit Shengyl, Fati Imami.

Rrnofsh gjatë dhe me shëndet të plotë shumë i respektuari dhe i dashtuni Axha Shengyl.

Më poshtë në koment e gjeni të bashkangjitur linkun e shfaqjes historike të këtij transparenti (sekuencat nga sekonda 0:43)

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close