Prokurorja për rastin e vrasjes që ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, Sahide Gashi, ka thënë se sulmuesi në Gllogjan të Deçanit e ka zbrazur pothuajse një karikator të AK-47 mbrëmë drejt autobusit.
“Është përdorur një kallashnikov dhe thuhet se është zbrazur pothuajse një karikator. Unë hetuesit i kam në teren dhe është duke u bërë ekzaminimi i çdo pëllëmbe të vendit të ngjarjes”,ka thënë Gashi para mediave.