Pronari i hotelit “Festimi” në qytetin e Durrësit, Festim Allajbeu, ka ngritur flamurin në gjysmë shtize në shenje të respektit për humbjen e qytetarve nga Kosova në aksidentin tragjikë në Sllavenski Brod
të Kroacisë.
Allajbeu i pikëlluar për humbjen e qytetarve që po vinin në vendlindjen e tyre për pushime në Kosovë, e ka përjetuar me shumë dhembshuri.
“Me mendje, zemër dhe lutje jemi në cdo moment pranë vëllëzërve tanë nga Kosova, me dhumbje e trishtim po e përjetojmë humbjen e më të dashurve tuaj, me ndjenjat më të sinqerta nga zemra do të jemi cdo moment me familjet e juaja në këtë momente të vështira. Lusim zotin që këto raste mos të përsëriten asnjëherë”, ka theksuar pronari i hotelit “Festimi” në Durrës, Festim Allajbeu, i cili i ka ngushlluar edhe pushuesit Kosovar të cilët gjinden në hotelin e tij.