Qytetarët e mbledhur gjatë ditës në sheshin e Prishtinës, të pakënaqur me vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, mbrëmjen e sotme kanë mbërritur te objekti i EULEX-it në Zonën Industriale.
Ata e kanë sulmuar me gurë objekte tjera të forta objektin e Misionit Evropian për sundim të Ligjit.
Në afërsi të objektit janë vendosur edhe forca të shtuara speciale policore të Kosovës.










