Nëse të gjitha ministritë janë të rëndësisë së njejtë, siç u deklarua z.Mustafa, pse LDK insistonte të zgjidhte e para?
Pas kësaj të drejte, pse LDK zgjodhi të parën Ministrinë e Punëve të Brendshme?
Për cilin mirëbesim na mbetet të flasim tani?
Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë votuar për ndryshimin e menaxhimit të sektoreve qeveritare në mënyrë profesionale dhe pa korrupsion. Ky ka qenë premtimi ynë i përbashkët. Mos të presim, le ta bëjmë.