Shendetesi

Punonjësit e sektorit publik dhe studentët kushtëzohen me test PCR apo dëshmi të vaksinimit

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës elektronike sot, në të cilën u votuan masat e reja antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Sinjali vendimet e reja të qeverisë kushtëzojnë studentët me test PCR apo dëshmi të vaksinimit.

Ata në mënyrë që t’ju mundësohet regjistrimi në konvikt, duhet të posedohet njërën nga dëshmitë e cekura: certifikata e vaksinimit, testi real time PCR apo testi serologjik.

Kurse, studentët në institucionet publike dhe universitare duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

Masat e reja kanë kushtëzuar edhe institucionet publike dhe private me test PCR apo dëshmi të vaksinimit.

Në institucionet publike dhe private deri më datën 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial ndërsa stafi joesencial obligohet të punojë nga shtëpia.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close