Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku kjo e fundit kishte kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj, shkruan Gazeta Express.
PZAP ka bërë të ditur se VV-ja kishte kërkuar që votat e LDK-së, 18933 gjithsej sa janë, të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.
Po ashtu, në ankesën e VV-së që s’është pranuar nga PZAP, kërkohej ndër tjerash edhe që KQZ të përsërisë votimin me postë në tërësi. /GazetaExpress
