Kur çoroditja të hyn në gjak,
Të duket që Bota t’ka hak!
Në jetë, e sidomos në politikë, shumë luan rol se “kush t’keshë e kush t’livdon”.
Për sonte, e tash për tash, personalisht s’po di çka tjetër me të thanë përveç, nera t’u rritë Gani Neziri.
Nera t’u rritë sepse tashmë edhe qytetarët e rëndomtë e dijnë që nuk e paske as edhe minimumin e informacionit për lokacionin e ri (e as të vjetrin) për varrezat po përveç kësaj nuk e paske (ose nuk po don me e pasë) as edhe minimumin e informacionit për sjelljen dyvjeçare të pikërisht këtyre këshilltarëve të cilëve (përjashto Shefikun) gadi asnjëhetë nuk u është degjue zëri në atë kuvend për asnjë çështje me interes për publikun. E prej nga tash idea që këta qenkan rreshtue dhe qenkan bë aktivë për këtë çështje kah interesi i publikut e partia jote jo?!. Konstatim yti patjetër i çuditshem dhe goxha qesharak.
Jo jo Gani Neziri, tjetër agjendë dhe tjetër mision ka ky grup. Për strukturën e PDK por edhe për anëtarësinë e gjërë tashmë është e njohur se veprimet e tij ia shpëtuan fytyrën Lutës dhe LDK-së.
Më vie keq që ti je në ballë të këtij misioni dhe agjende, me folje e përfolje, me shkrime e me tema kuturu prej disa vitesh e këndej, me sallto ideologjike pa estetike dhe nga më të tejdukshmet e besa jo dhe aq kreative për publikun.
Sidoqofte, demokracia eshte arene diskutimesh e debatesh per secilen teme po kur shumica e ndan mendjen per nje opcion, ne demokraci, aty i mbyllet “gryka thesit”.
Nje shumice e madhe (72%) e pati mbyllur temen e zgjedhjeve te brendshme ne parti po kjo pakica prej 28% ku (me gjase te msdhe) ben pjese edhe ti, anipse deklarativisht e pranoi procesin si te rregullt dhe rezultatin plotesisht legjitim, me veprime e bete te kunderten qe nga dita e pare e ketij mandati.
E ndjej per borgj qe edhe publikisht me ua thene se i keni be me vite e vite dem te pakompenzueshem deges se PDK ne Gjilan dhe po vazhdoni ta godisni edhe me keq kohet e fundit.
Valle, deri kur?
Jam i sigurte qe kjo logjike e juaja do te vazhdoje derisa forumet e degës në Gjilan me kryepergjegjesin per mbarevajtjen e punes ne parti dhe per rriten e fitoren e saj t’ju thote perfundimisht dhe qarte STOP.
E ben kete lideri i partise ose jo, ende nuk jam i sigurte por, ne nje gje jam i sigurte: po nuk e beri ka me e pague tagrin e rende te sjelljes tuaj qe ashiqare eshte sjellje kunder interesave te deges ne Gjilan dhe te PDK-se si teresi.
“…E ndjej për borxh që edhe publikisht me ua thënë se i keni bë me vite e vite dëm të pakompensueshëm degës së PDK në Gjilan dhe po vazhdoni ta godisni edhe me keq kohët e fundit. Vallë, deri kur?!”, shkruan tutje Mustafa.
Te shohim…