Qeveria e Kosovës lejon 30 për qind të tifozëve në stadiume
Një tjetër lajm fantastik ka ardhur nga masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Nga dita e sotme më 14 korrik, është lejuar që në ambientet e hapura (stadiume) të shtohet kapaciteti i tifozëve.
Deri më sot ishte 15 për qind, derisa me masat e reja do të lejohen 30 për qind e kapacitetit të stadiumit të mbushet me tifozë.
Kësisoj që nga nesër, kur Llapi luan me Shkupin do të ketë të drejtë të mbushet 30 për qind e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.
Ndërkohë sa i përket ambienteve të mbyllura, do të lejohen vetëm 15 për qind e kapacitetit, transmeton olle.
Masat e reja të Qeverisë së Kosovës futen në fuqi ditën e sotme (14 korrik, 2021).