Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se Kosova sot është ndryshe pas këtij vendimi, ndërsa theksoi se qytetarët kërkojnë drejtësi.
“Sot Kosova është ndryshe. Është një ndryshim që populli i Kosovës nuk e pranon. Ky popull kërkon vetëm drejtësi. Padrejtësinë e ka luftuar dhe do ta luftojë gjithmonë, me vendosmëri e pa u dorëzuar. Drejtësi për Çlirimtarët!”, ka shkruar Tahiri.










