Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për shpalljen e Parkut Industrial në Komunën e Gjilanit, një projekt i rëndësishëm që synon të krijojë hapësira të reja për investime dhe zhvillim ekonomik në rajon.
Parku Industrial do të shtrihet në afër 200 hektarë në zonën e Livoqit të Epërm dhe pritet të shërbejë si qendër për zhvillimin e industrisë, bizneseve prodhuese dhe tërheqjen e investitorëve vendorë e ndërkombëtarë.
Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e Qeverisë, kjo hapësirë do të jetë e gatshme për investime strategjike dhe krijim të vendeve të reja të punës, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Gjilanit dhe gjithë rajonit të Anamoravës.
Ky projekt konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të infrastrukturës ekonomike dhe mbështetjes së sektorit industrial në Kosovë.

