Qeveria në detyrë ka themeluar “Fondin e Konfiskimit”, shkruan Reporteri.net.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur në formë elektronike.
Në njoftimin e ZKM’së thuhet se llogaria e dedikuar do të shërbejë vetëm për pranimin dhe evidentimin e të hyrave nga konfiskimi i pasurisë me vendim të formës së prerë.
“Miratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e llogarisë së dedikuar, në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH) me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”. Llogaria e dedikuar do të shërbejë vetëm për pranimin dhe evidentimin e të hyrave nga konfiskimi i pasurisë me vendim të formës së prerë”, thuhet në njoftim.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike, në Subjektet e Sektorit Publik, për vitin 2025./Reporteri.net

