Rruga e re që kalon mbrapa FSK-së në Gjilan, e cila lidh qytetin me fshatin Malishevë, është bërë e vetmja alternativë për kalim për shkak të punimeve në anën tjetër. Megjithatë, kjo rrugë po paraqet një shqetësim të madh për qytetarët, pasi është e mbushur me gjarpërinj.
Radio Star ka marrë disa foto dhe video nga një lexuese, e cila ka raportuar se gjatë kalimit të saj në atë rrugë, ka vërejtur shumë gjarpërinj. Ajo ngriti shqetësimin, duke theksuar se kjo rrugë është shumë e frekuentuar dhe rreziku nga gjarpërinjtë është real.
Sipas saj, ajo hasi pesë gjarpërinj gjatë rrugës dhe kërkon ndërhyrjen e organeve kompetente për të eliminuar këtë rrezik.
Qytetarët gjithashtu bëjnë thirrje për kujdes shtesë për të gjithë ata që frekuentojnë këtë rrugë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.