Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli ka bërë të ditur se po vazhdon të bëhet kontrollimi dhe legjitimimi i qytetarëve të cilët po hynë në këtë komunë.
Sipas tij, kjo po bëhet për arsye se disa komuna kanë hyrë në karantinë, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.
Ai shtoi se ata qytetarë që vinë nga Prishtina, Ferizaj, Vitia e Topanica do t’iu bëhet kontrolli i vlerësimit për hyrje në Gjilan shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Po vazhdohet të bëhet kontrollimi dhe legjitimimi i qytetarëve të cilët po hynë në Komunën e Gjilanit. Kjo po bëhet për arsye se disa komuna kanë hyrë në karantinë, përshkak të rritjes së rasteve me koronavirus. Qytetarët që vinë nga këto vende, Ferizaji, Prishtina, Vitia e Topanica, do t’i bëhet kontrolli i vlerësimit për hyrje në Komunën e Gjilanit. Kjo po bëhet si masë shtesë e ruajtjes së qytetarëve, nga rritja potenciale e kësaj pandemie.
Fatmirësisht, Komuna e Gjilanit, deri më tani nuk ka shënuar ndonjë rast shtesë me koronavirus, por, kjo nuk do të thotë që të mos vazhdoni ndjekjen e instruksioneve të dala nga organet kompetente. Poashtu, po bëhet verifikimi i qytetarëve që po hynë në Komunën e Gjilanit nga vendet e karantinuara, të cekura më lartë. Qytetarët e Gjilanit, mund të kthehen vetëm edhe sot deri në ora 17:00, nga vendet e karantinuara.
Nuk kem nevojë panikë, vazhdoni masat e vetë-izolimit, duke ndjekur rekomandimet e IKSHP-së, Ministrisë së Shëndetësisë, dhe rekomandimet e institucioneve lokale. Mbyllni dyert e shtëpisë, mos pranoni mysafirë dhe anasjelltas, mos shkoni diku! Kjo do të mbetet e vetmja forcë për parandalimin e rritjes së rasteve të reja. Ne po bëjmë të pamundurën për të punuar në drejtimin e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.
Mirëpo, kjo natyrë e përkushtimit nuk mund të bëhet pa bashkëpunimin e ndërsjelltë. Andaj, ju lutemi shumë për kujdes të shtuar, e me qëndrim brenda!