Në ballinën e revistës me emër në Serbi, NIN, Rada Trajkoviç ka goditur kryeministrin serb Aleksandar Vuciq. Sipas Trajkoviq është ai i cili ua dha serbët e Kosovës mafiozëve serbë.
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovçiq ka përmend Millan Radojiçiq si i përfshirë në vrasjen e kryetarit të SPD’së Oliver Ivanoviq.
Ajo akuzon kreun e shtetit serb për marrëdhënie me mafiozët në Kosovë.
Në një intervistë për revistën serbe NIN, Trajkoviq thotë se është presidenti serb Aleksandar Vucic ai i ciki ua ka dorëzuar mafiozëve serbët e Kosovës.
“Ne kemi qenë të frikësuar nga shqiptarët dhe kjo nuk është kontroverse. Por, në këtë moment të gjithë ne jemi të frikësuar nga serbët ….dhe kjo është e vërtetë. Pse duhet të vriteshin shqiptarët kur një grup kriminelësh vranë serbë për një projekt shqiptar që tashmë ishte instaluar? Nuk e di sa shtrenjtë do të më kushtoj kjo që po e them por më duhet ta them”, tha Trajkoviq për NIN.
Ndërkohë, Milan Radojicicin shumë herë është raportuar si udhëheqës i mafisë në veri të Mitrovicës, i cili rezulton edhe si i dyshuar në shumë raste të dhunës në veri.
Radojicic së fundmi është lidhur edhe me terrorizimin e familjeve të dy serbëve, vetëm pse kishin vendosur të futeshin si ushtarë në FSK. Atyre u kishte hedhur granata në oborret e shtëpive, vetëm për të treguar pushtetin që kishin në atë pjesë
Radojicic njihet edhe si njeri i afërt i bosit të mafisë serbe, Zvonko Veselinovic.