Edhe në Dajkoc asfaltohen disa rrugë
Kryetari Kadri Rahimaj ka treguar për asfaltimin e rrugëve në fshatin Dajkoc.
Ai ka thënë se në serinë e njoftimeve për përmirësimin e infrastrukturës në secilin fshat, rrugët që janë asfaltuar në fshatin Dajkoc janë:
1. Asfaltimi i rrugës “Shaban Sylë Krasniqi”,
2. Asfaltimi i rrugës “Nebiu”,
3. Asfaltimi i rrugës “Ali e Zylfi Fazliu”,
4. Asfaltimi i rrugës “Xhafer e Nevzad Krasniqi”,
5. Asfaltimi i rrugës “Rexhep Shem Dajkoci”,
6. Asfaltimi i rrugës “Musli Dajkoci”.
Ndër të tjera Kryetari Rahimaj thotë se në Dajkoc nuk përfundon me kaq.
“Jemi në vlerësimin e ofertave edhe për rrugën Kolloleq-Dajkoc-Muçiverc, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh. Për secilin fshat, cep më cep Kamenicës, kushte dhe infrastrukturë e përshtatshme, sipas kërkesës së qytetarit”, ka thënë Kryetari Rahimaj.